Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” për herë të parë do të realizohet në Luginën e Preshevës. Producenti Sokol Guga shprehet se është shumë i gëzuar që ky spektakël do të prekë këtë qytet të mrekullueshëm.
Përzgjedhja e personaliteteve ka filluar dhe tashmë Guga po bëhet gati me stafin e tij të nisin një tur në Europë, ku edhe do ti xhirojnë personazhet në vendet respektive ku ata jetojnë dhe punojnë. “Është një spektakël i madh dhe shumë impenjativ, jo vetëm që do të angazhohet një staf i madh nga Tirana që do të zhvendosemi në Preshevë, për një muaj por sepse emri i Shenjtores së madhe Terezë ka një përgjegjësi të madhe për ne”- shprehet Sokol Guga.


Turi do të nis me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Itali, Zvicër, Gjermani, Palma de Mallorca, Mali i Zi, Amerikë e do të përfundojë në Kopenhagen të Danimarkës ku do të jetë një takim i Sokol Gugës me biznesmenët shqiptarë të Danimarkës dhe Suedisë.
Do të jenë 12 personalitete që do të marrin trofeun e bukur, dizenjuar nga skenografi i mirënjohur shqiptar, Bledar Gërcaliu i cili do të dizenjojë edhe skenografinë e këtij edicioni të Shën Terezës në Preshevë.
Të drejtat televizive i ka televizioni Kombëtar Klan Plus, i cili producenti Sokol Guga ka një bashkëpunim disa vjeçar. 
Presim të shohim një tjeter magji të Guga Production, ashtu siç vetëm ai di ti realizojë e të përkushtohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here