Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore shqiptare, Valbona Halili, është nderuar me titullin prestigjioz “Ambasadore e Paqes”, një vlerësim i dhënë nga Universal Peace Federation (UPF) për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe harmonisë përmes muzikës.

Ceremonia madhështore u bë në prani të personaliteteve të njohura, ku drejtimin e eventit e mbajti gazetari dhe moderatori Defrim Methasani. Ndër të ftuarit specialë ishte edhe z. Bamir Topi, ish-president i Shqipërisë, i cili përshëndeti aktivitetin dhe vlerësoi figurën e artistes së shquar.





Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, Valbona Halili ka lënë gjurmë të thella në skenën muzikore shqiptare, duke ruajtur dhe promovuar traditën me dinjitet dhe profesionalizëm. Ky titull është një tjetër dëshmi e vlerësimit për punën dhe ndikimin e saj në shoqëri.