Një bisedë unike, ku çdo shkronjë hap një dritare drejt mendimeve dhe përvojave të Bona Miekley-t. Nga arritjet tek zhvillimi personal, ajo ndan këshilla, reflektime dhe motivim për të gjithë ata që kërkojnë balancë, guxim dhe rritje në jetë. Një udhëtim inspirues nëpër çdo letër të alfabetit!

A – Arritjet

Çfarë do të veçoje si arritjen më të madhe në jetën dhe karrierën tënde? 

Do të veçoja familjen time si arritjen më të madhe, pasi ata janë mbështetja

dhe burimi i forcës për çdo hap që kam hedhur. Po ashtu do veçoja punën time me nënat dhe gratë, pasi mundësia për të mbështetur dhe fuqizuar nënat  është një arritje e madhe për mua. Ato janë burimi i forcës dhe qëndrueshmërisë në çdo shoqëri, dhe ndihma ime për të përmirësuar jetën e tyre është një arritje e jashtëzakonshme.

B – Balanca

Si mund të krijojmë një ekuilibër të shëndetshëm mes jetës profesionale dhe asaj personale?

Krijimi i një ekuilibri të shëndetshëm mes jetës profesionale dhe asaj personale kërkon planifikim të kohës tënde, delegimin e detyrave, përkujdesjen për veten si për shembull sportin dhe meditimim, dhe të kaluarit kohë me njerëzit e tu të afërt dhe pushimit që është thelbësore për riparimin e energjive të tua

D – Dështimet

Si duhet t’i shohim dështimet dhe si mund t’i kthejmë ato në mësime për të ardhmen?

Dështimet janë një pjesë natyrale e jetës dhe mund të ofrojnë mundësi të çmuara për rritje dhe mësim. Unë kam dështuar shumë herë në shumë fusha të jetës time por suksesi për mua ka qenë si kam reaguar dhe jam ringritur kur kam dështuar. Unë e kam parë dështimin jo si një fund, por si një mundësi për tu përmirësuar dhe për tu bërë më e fortë në të ardhmen

E – Emocionet

Si mund të mësojmë t’i menaxhojmë emocionet tona në mënyrë të shëndetshme?

Për të menaxhuar emocionet, ndalo për një moment kur ndihesh i/e tensionuar dhe pyet veten: “Çfarë po ndiej tani?” Kjo do të të ndihmojë të kuptosh emocionet e tua dhe t’i menaxhosh më mirë, pa lejuar që ato të ndikojnë në veprimet e tua. Për shembull mua me ka ndihmuar nje tabelë me

Emoji  qe tregonin emocionet e mia si frika, zemerimi dhe zgenjimi per te kuptuar se cfare ndjeja. Sepse vetëdija  se si ndjehesh është hapi i parë drejt menaxhimit të emocioneve tona.

F – Frika

Si mund ta menaxhojmë frikën dhe pasiguritë që na pengojnë të marrim vendime të rëndësishme?

E kuptoj, është vërtet e vështirë të bësh një hap të parë kur ndryshimi duket i frikshëm. Por mendo pak; nuk duhet të kesh gjithçka të qartë që në fillim. Fillo me një qëllim të vogël, diçka që mund ta arrish sot, dhe shih se si ai hap i vogël do të sjellë energji pozitive. Ndryshimi nuk është gjithmonë një hap i madh; ndonjëherë është thjesht guximi për të nisur. Ti mund të fitosh mbi frikën dhe pasigurinë! 

G – Guximi

Si mund të fitojmë më shumë guxim për të ndjekur ëndrrat

Për  mua, guximi ka ardhur kur kam kuptuar se çdo hap i vogël më afron më shumë te ëndrrat e mia. E kam mësuar që frika është natyrale, por ajo që më shtyn përpara është dëshira për të jetuar një jetë që kam gjithmonë ëndërruar.

H – Harmonia

Si mund të krijojmë harmoni në marrëdhëniet tona personale dhe profesionale?

Për të krijuar harmoni në marrëdhëniet e mia personale dhe profesionale,gjithmone ka qenë e rëndësishme që të jem e hapur  dhe e sinqertë në komunikim, dhe të respektoj hapësirën e të tjerëve. Po ashtu, kur ndiej empati dhe kuptoj emocionet e të tjerëve, mund të zgjidh konfliktet në mënyrë të qetë dhe të krijoj lidhje të forta dhe të besueshme.

J – Jeta 

Si mund të jetojmë më të ndërgjegjshëm dhe më të pranishëm aktualisht?

Për të jetuar më të ndërgjegjshëm mund të praktikosh çdo ditë momentet e qetësisë dhe reflektimit, siç janë traditat e meditimit dhe lidhja me natyrën. Përdor ritualet e përditshme si ngrënia me familjen, bisedat e thella dhe ndihma për njëri-tjetrin, për të qenë të pranishëm dhe të vëmendshëm në çdo moment të jetës.

K – Komunikimi

Sa e rëndësishme është komunikimi i mirë për suksesin personal dhe profesional?

Në jetën time të përditshme, një komunikim i hapur dhe i sinqertë më ka ndihmuar të krijoj besim dhe lidhje të forta me të tjerët. Kur e shpreh veten qartë dhe dëgjoj  me vëmendje, mund të ndërtoj mundësi për rritje dhe sukses, qoftë në familje, miqësi apo në karrierë.

L – Lideri i vetes

Si mund të bëhemi liderë të jetës sonë pa pritur konfirmime nga të tjerët?

Për të qenë lider i jetës sime, kam mësuar të besoj në vetveten dhe të ndjek rrugën time pa pritur konfirmime nga të tjerët. Duke marrë përgjegjësinë për vendimet e mia, e kam kuptuar se rritja ime vjen nga guximi për të vepruar dhe besimi në atë që mund të arrij.

M – Motivimi

Si mund ta mbajmë të gjallë motivimin në momente sfiduese?

Në momentet sfiduese, duhet të kujtojmë se çdo vështirësi është një hap më afër suksesit, dhe siç thonë shqiptarët, “Kush ka durim, ka gjithçka.” Duhet të fokusohemi tek qëllimet tona, duke i kujtuar vetes çdo ditë pse e kemi nisur këtë rrugë dhe çfarë mundësish do të na sjellë.

N – Ndryshimi

Si mund ta përqafojmë ndryshimin dhe ta përdorim atë si një forcë për rritje?

Për ta përqafuar ndryshimin, duhet ta shohim si një mundësi për t’u zhvilluar dhe rritur, sepse siç themi ne , “Në çdo vështirësi, fshihet një mundësi.” Duhet të mësojmë të adaptohemi dhe të përdorim çdo hap të ri për të forcuar vetveten, duke besuar se çdo ndryshim është një hap më afër qëllimeve tona.

P – Presioni

Si mund të përballemi me presionin e përditshëm pa e lënë të ndikojë në mirëqenien tonë?

Për t’u përballur me presionin e përditshëm, duhet të mësojmë të menaxhojmë kohën dhe energjinë, duke vendosur përparësi dhe duke marrë pauza kur është e nevojshme. Po ashtu, është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin fizik dhe mendor, duke gjetur momente të qeta për të rifituar energjinë dhe qëndrueshmërinë.

R – Rritja personale

Si mund të investojmë në rritjen tonë personale në mënyrë të qëndrueshme?

Për të investuar në rritjen tonë personale në mënyrë të qëndrueshme, mund të fillojmë me vendosjen e qëllimeve të qarta dhe të arritshme çdo muaj, si dhe t’i ndajmë ato në hapa të vegjël për t’i realizuar. Po ashtu, është e rëndësishme të krijojmë një rutinë ditore që përfshin leximin, praktikimin e aftësive të reja dhe kujdesin për trupin dhe mendjen.

S – Suksesi

Si e përcakton suksesin dhe çfarë do t’u këshilloje atyre që e kërkojnë atë?

Suksesi për mua është të arrish një balancë mes qëllimeve profesionale dhe jetës personale, duke ndjekur pasionin dhe duke ndihmuar të tjerët në proces. Këshilla ime për ata që e kërkojnë suksesin është të jenë të durueshëm, të vazhdojnë të mësojnë dhe të mos kenë frikë të bëjnë gabime, sepse ato janë pjesë e rrugës drejt arritjes.

T – E tashmja

Si mund të ndalojmë së jetuari në të kaluarën ose të shqetësohemi për të ardhmen, dhe të fokusohemi më shumë në të tashmen?

Për të ndaluar së jetuari në të kaluarën dhe të  mos shqetësohemi për të ardhmen, është e rëndësishme të praktikojmë mirënjohjen për atë që kemi sot dhe të fokusohemi në veprimet e vogla që mund të bëjmë çdo ditë. Një mënyrë praktike është të krijojmë një rutinë që na ndihmon të jemi të pranishëm në momentin, si meditim, frymëmarrje të thellë ose thjesht të gjejmë kënaqësi në gjërat e vogla përreth nesh

U – Udhëtimi i brendshëm

Për shumë njerëz, vetëzbulimi është një udhëtim i gjatë. Cili ka qenë momenti yt më i rëndësishëm i vetëzbulimit?

Momenti im më i rëndësishëm i vetëzbulimit ka qenë kur kuptova fuqinë që kam për të ndryshuar rjedhën e historisë sime, duke marrë kontroll mbi mendimet dhe veprimet e mia. Ky zbulim më ka dhënë besimin që çdo hap i vogël që ndërmarr, me vendosmëri dhe guxim, mund të sjell ndryshime të mëdha në jetën time dhe në atë të të tjerëve.

V – Vizioni

Sa e rëndësishme është të kemi një vizion të qartë për jetën tonë?

Të kemi një vizion të qartë për jetën tonë është shumë e rëndësishme, sepse na ndihmon të orientoheni dhe të marrim vendime që na çojnë drejt qëllimeve tona. Përdorimi i qëllimeve SMART( që përshijnë ato qëllime që janë të qarta, të matshme, të arritshme, të lidhura me jetën tonë dhe me një afat kohor) na mundëson të krijojmë hapa konkretë dhe të realizueshëm, duke na mbajtur të fokusuar dhe të motivuar për t’i arritur ato.

ZH– Zhvillimi personal

Si mund të vazhdojmë të rritemi dhe të zhvillohemi edhe kur ndihemi të ngecur?

Kur ndihemi të ngecur, është momenti të kujtojmë se rritja ndodh kur dalim jashtë zonës sonë të komfortit. Çdo hap i vogël që hedhim, pavarësisht sa i vogël duket, është një hap më afër suksesit dhe zhvillimit personal – mos u ndal, sepse fuqia e vërtetë është në durimin dhe besimin që ke tek vetvetja!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here