Producenti e prezantuesi i talentuar Sokol Guga, çdo ditë në rrjetet e tij sociale shfaq copëza nga puna e tij për spektaklin që ka në duar, “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” e cila do të realizohet në Preshevë.
Disa nga emrat e personaliteteve që do të vlerësohen me çmimin “Nënë Tereza” tashmë janë bërë publik por stafi ynë ka hulumtuar edhe më shumë, pasi për herë të parë në një nga produksionet e Sokol Gugës do të jetë edhe artisti i mirënjohur nga Kosova, Sinan Vllasaliu.
Kur e kontaktuam producentin Guga se me çfarë produksioni muzikor do të vij artisti Vllasaliu, ai u shpreh: “Do të jetë një duet magji” duke na lënë të nënkuptojmë se nuk do të jetë i vetëm në skenë. Do të jetë një duet me Sokol Gugën, apo me një artiste tjetër? Deri atëher jemi kurioz të shohim artistin Sinan Vllasaliu në skenën e “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here