Pas muajsh përgatitjesh intensive, producenti Sokol Guga dhe ekipi i tij kanë mbërritur në Preshevë, aty ku do të realizohet edicioni i këtij viti i spektaklit madhështor “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”.

Guga ka qenë i angazhuar prej kohësh me një tur takimesh dhe intervistash në kuadër të këtij projekti, i cili përfshin bashkëpunime me biznese dhe personalitete shqiptare nga e gjithë bota. Itinerari i tij ka përfshirë ndalesa në Kosovë, Preshevë, Bujanoc, Itali, Zvicër, Gjermani, Danimarkë, Palma de Mallorca dhe do të përmbyllet në Helsinki të Finlandës, me një takim të rëndësishëm me biznesmenin e njohur kosovar Gazmend Hajdini.

Produksioni konfirmon se Guga është përkujdesur personalisht për çdo detaj të këtyre takimeve dyditore, ku është shoqëruar nga një ekip xhirimi që dokumenton çdo hap, intervistë, bashkëbisedim apo angazhim të tij.

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” konsiderohet si një nga eventet më të mëdha kulturore dhe kombëtare në rajon. I dedikuar një figure universale si Nënë Tereza, ky aktivitet këtë vit zhvillohet në zemër të Preshevës, nën kujdesin e veçantë të kryetares së Komunës, znj. Ardita Sinani.

Kur një projekt i tillë i besohet Sokol Gugës, pritshmëritë janë të larta dhe suksesi thuajse i garantuar. Ai di si ta kthejë një ngjarje në një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here