{"id":576,"date":"2026-07-01T19:50:56","date_gmt":"2026-07-01T19:50:56","guid":{"rendered":"https:\/\/magnews.al\/?p=576"},"modified":"2026-07-01T19:50:56","modified_gmt":"2026-07-01T19:50:56","slug":"idrizaj-flet-pa-doreza-ja-pse-shteti-shqiptar-ka-deshtuar-te-zgjidhe-ceshtjen-came","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/2026\/07\/01\/idrizaj-flet-pa-doreza-ja-pse-shteti-shqiptar-ka-deshtuar-te-zgjidhe-ceshtjen-came\/","title":{"rendered":"Idrizaj flet pa doreza: Ja pse shteti shqiptar ka d\u00ebshtuar t\u00eb zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, kryetari i Shoqat\u00ebs Patriotike \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d, Liljan Idrizaj, ka kritikuar ashp\u00ebr munges\u00ebn e angazhimit institucional t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje historike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Agora News, Idrizaj tha se pavar\u00ebsisht disa hapave simbolik\u00eb, shteti shqiptar nuk e ka trajtuar \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame me seriozitetin dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e duhur, duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb kryesisht n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shoqatave dhe iniciativave sporadike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>P\u00ebrgjigja e par\u00eb dhe e prer\u00eb \u00ebsht\u00eb jo. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb absolutisht asgj\u00eb<\/em>\u201d, u shpreh Idrizaj, duke p\u00ebrmendur vendimin e Kuvendit n\u00eb 1994 p\u00ebr ta shpallur 27 qershorin si Dit\u00eb P\u00ebrkujtimi t\u00eb Gjenocidit, si dhe disa deklarata e rezoluta t\u00eb arritura kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet Partis\u00eb Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet (PDIU).<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><a href=\"https:\/\/www.instagram.com\/densmile_clinic\/\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.eperditshmja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/banner-densmile-jpg.webp\" alt=\"\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai theksoi se angazhimi ka qen\u00eb \u201c<em>minimal, jo n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e dhimbjes dhe problemit\u201d,<\/em>&nbsp;duke u kufizuar n\u00eb p\u00ebrmendje sporadike gjat\u00eb vizitave n\u00eb Athin\u00eb ose n\u00eb periudha zgjedhjesh, pa nj\u00eb strategji institucionale t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb vazhdueshme nga qeveria, Ministria e Jashtme dhe parlamenti shqiptar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Idrizaj, i cili \u00ebsht\u00eb \u00e7am me origjin\u00eb nga fshati Markat i Konispolit dhe jeton n\u00eb Shkod\u00ebr q\u00eb nga vitet \u201950, foli edhe p\u00ebr historin\u00eb personale t\u00eb familjes s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai rikujtoi se tentativat p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e \u00c7am\u00ebris\u00eb filluan q\u00eb n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb, pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb, nd\u00ebrsa kulmi ishte gjenocidi i vitit 1944 i kryer nga forcat e Napoleon Zervas, i cili \u00e7oi n\u00eb d\u00ebbimin, vrasjet, p\u00ebrdhunimet dhe konfiskimin e pronave t\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00ebve musliman\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>Ne jemi par\u00eb gjithmon\u00eb me syrin e njerk\u00ebs nga autoritetet komuniste t\u00eb asaj kohe, sepse kishim gjithmon\u00eb mendjen te tokat tona, nga ku ishim d\u00ebbuar, ku kishim varret, gjakun e derdhur, kujtimet dhe \u00ebndrrat tona<\/em>\u201d, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetari i Shoqat\u00ebs Patriotike \u00c7am\u00ebria kritikoi politik\u00ebn \u201cn\u00ebnshtruese dhe servile\u201d t\u00eb disa qeverive shqiptare ndaj Athin\u00ebs, duke theksuar se shteti shqiptar duhet t\u00eb jet\u00eb mbrojt\u00ebs i interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo, p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pronave, kthimit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe mir\u00ebmbajtjes s\u00eb varrezave n\u00eb Greqi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, ai shprehu optimiz\u00ebm p\u00ebr perspektiv\u00ebn evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>Shpresojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb me hyrjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, nj\u00eb pjes\u00eb e problemeve tona \u2013 kthimi i pronave, varrezat tona n\u00eb Greqi \u2013 t\u00eb fillojn\u00eb zgjidhjen. Sepse n\u00eb nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb bashkuar, problemet minimizohen<\/em>\u201d, u shpreh Idrizaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai p\u00ebrmendi p\u00ebrpjekjet e deritanishme p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e \u00e7\u00ebshtjes, si rezoluta n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs dhe diskutime n\u00eb Kongresin Amerikan, por n\u00ebnvizoi se ato kan\u00eb mbetur t\u00eb pamjaftueshme pa mb\u00ebshtetjen sistematike t\u00eb institucioneve shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb intervist\u00ebs, Liljan Idrizaj theksoi se \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame nuk mund t\u00eb harrohet: \u201c<em>Kan\u00eb kaluar 82 vjet, por ka popuj q\u00eb kan\u00eb pritur 2000 vjet dhe kan\u00eb rikthyer t\u00eb drejtat. N\u00eb qoft\u00eb se ne \u00e7ojm\u00eb mesazhin, nuk e harrojm\u00eb \u2013 kjo \u00e7\u00ebshtje s\u2019ka shans t\u00eb humbas\u00eb. Kjo vet\u00ebm rritet, vet\u00ebm forcohet<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb dashur shikues. Mir\u00eb se vini n\u00eb Agora News.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Do t\u00eb flasim p\u00ebr 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb k\u00ebto 82 vite dhe se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shteti shqiptar kundrejt \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame. P\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb kemi t\u00eb ftuar zotin Liljan Idrizaj, i cili \u00ebsht\u00eb kryetar i Shoqat\u00ebs Patriotike \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zoti Idrizaj, p\u00ebrsh\u00ebndetje. Edhe un\u00eb ju p\u00ebrsh\u00ebndes juve dhe ju p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr tem\u00ebn e ndjeshme me t\u00eb cil\u00ebn po flasim sot.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zoti Idrizaj, ky qershor sh\u00ebnon 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb. N\u00eb optik\u00ebn tuaj \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb k\u00ebto 82 vite dhe \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shteti shqiptar p\u00ebr t\u00eb vendosur at\u00eb q\u00eb quhet drejt\u00ebsi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si\u00e7 e dini edhe ju ose si\u00e7 e din\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve, gjenocidi ka ndodhur n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1944. Qysh nga ardhja e refugjat\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdhunuar, t\u00eb grabitur t\u00eb popullit t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb Greqi, shteti shqiptar i at\u00ebhersh\u00ebm, me gjith\u00eb t\u00eb mirat ose defektet e veta, edhe po t\u00eb donte nuk mund t\u2019i ndihmonte \u00e7am\u00ebt e vrar\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebbuar. Akoma nuk ishte \u00e7liruar Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shteti yn\u00eb nuk ishte ende shtet i plot\u00eb, autoritetet e asaj kohe s\u2019ishin zot\u00ebrues t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar Shqip\u00ebrin\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar \u00e7am\u00ebt e ardhur. Gjithsesi kan\u00eb kaluar prej vitit \u201944 deri n\u00eb \u201945-\u201946 me i sistemuar n\u00eb baraka, n\u00eb ndihma nga UNRRA dhe ndihmat e tjera q\u00eb funksiononin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. M\u00eb pas pat\u00ebn nj\u00eb far\u00eb vetorganizimi dhe gradualisht u sistemuan ashtu si mund\u00ebn n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, Fier, Durr\u00ebs, Elbasan, Tiran\u00eb, Shkod\u00ebr e kudo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E ve\u00e7anta \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata jan\u00eb par\u00eb gjithmon\u00eb me syrin e njerk\u00ebs nga autoritetet komuniste t\u00eb asaj kohe, p\u00ebr disa arsye sipas mendimit tim. Sepse kishim gjithmon\u00eb mendjen te tokat tona, nga ku ishim d\u00ebbuar, ku kishim varret, gjakun e derdhur, kujtimet dhe \u00ebndrrat tona.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zoti Idrizaj, a mund t\u00eb na rr\u00ebfeni se cila \u00ebsht\u00eb lidhja juaj me \u00c7am\u00ebrin\u00eb<\/strong>?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sigurisht, edhe ne jemi gjak shqiptari. Un\u00eb jam \u00e7am, nuk jam \u00e7am i d\u00ebbuar n\u00eb vitin \u201944. Jam i lindur n\u00eb zon\u00ebn e Konispolit, tamam nga ish-komuna e Markatit, nga fshati Markat. N\u00eb rrethana t\u00eb ndryshme historike, sociale dhe politike, familja ime ka ardhur t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitet \u201950. Qysh at\u00ebher\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, por jemi rritur me identitetin ton\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar \u00e7am, me vuajtjet dhe historit\u00eb e d\u00ebbimit e t\u00eb persekutimit t\u00eb \u00e7am\u00ebve. Un\u00eb mezi kam pritur (pas viteve \u201990, kur u \u00e7liruam nga presioni) t\u00eb jap kontributin tim, sado modest, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame. Kjo \u00ebsht\u00eb lidhja ime personale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Po a mund t\u00eb na rr\u00ebfeni nj\u00eb histori konkrete t\u00eb familjar\u00ebve tuaj, t\u00eb paraardh\u00ebsve tuaj sa i p\u00ebrket gjenocidit grek ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tentativat p\u00ebr ta tjet\u00ebrsuar \u00c7am\u00ebrin\u00eb kan\u00eb filluar q\u00eb n\u00eb vitin 1821 kur Greqia fitoi autonomin\u00eb, rreth viteve 1829-1830 kur fitoi pavar\u00ebsin\u00eb nga Perandoria Otomane. Qysh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb komuniteti \u00e7am musliman u pa me syrin e njerk\u00ebs, madje armiq\u00ebsor, nga autoritetet e reja greke.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb 1913 mbi 90% e \u00c7am\u00ebris\u00eb kaloi n\u00eb territorin grek. Un\u00eb jam pjes\u00eb e asaj 5-10% q\u00eb mbeti n\u00eb territorin shqiptar, por me rr\u00ebnj\u00eb e gjak \u00e7am. Gjat\u00eb luft\u00ebs italo-greke, t\u00eb af\u00ebrmit e mi (si xhaxhai im) u mor\u00ebn dhe u internuan. Kur filloi masakra e paramenduar, deri n\u00eb vitin 1944 kur Napoleon Zerva i d\u00ebboi praktikisht t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt musliman\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zoti Idrizaj, n\u00eb fjal\u00ebn tuaj n\u00eb Kuvend me rastin e 82-vjetorit t\u00eb gjenocidit grek ndaj \u00c7am\u00ebris\u00eb, ju theksuat se \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame nuk duhet t\u00eb mbetet peng i harres\u00ebs apo i interesave t\u00eb \u00e7astit\u2026 A e kan\u00eb trajtuar me seriozitet institucionet shqiptare k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebrgjat\u00eb 35 viteve t\u00eb fundit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrgjigja e par\u00eb dhe e prer\u00eb \u00ebsht\u00eb jo. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb absolutisht asgj\u00eb. Me pun\u00ebn e shoqat\u00ebs \u00c7am\u00ebria, n\u00eb vitin 1994 Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vendosi q\u00eb 27 qershori t\u00eb jet\u00eb dita e p\u00ebrkujtimit t\u00eb gjenocidit.&nbsp; M\u00eb pas, me lindjen e Partis\u00eb Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet (PDIU), u arrit\u00ebn disa gj\u00ebra si deklarata, rezoluta, krijimi i Bashkis\u00eb s\u00eb Konispolit etj. Por angazhimi i shtetit shqiptar ka qen\u00eb minimal, jo n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e dhimbjes dhe problemit. N\u00eb momente t\u00eb caktuar, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb caktuar e kan\u00eb ngritur dhe e kan\u00eb p\u00ebrmendur me pal\u00ebn greke. Si\u00e7 e them, kan\u00eb qen\u00eb sporadike n\u00eb momente zgjedhjesh, por jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar institucionale me program. Dhe nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb ajo r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ka kjo \u00e7\u00ebshtje jasht\u00ebzakonisht e dhimbshme \u2013 edhe si\u00e7 ma p\u00ebrmend\u00ebt edhe ju \u2013 q\u00eb nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb harrohet p\u00ebr sa t\u00eb jetojm\u00eb ne \u00e7am\u00ebt, p\u00ebr sa t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, por edhe p\u00ebr sa t\u00eb jetoj\u00eb shqiptaria.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zoti Idrizaj, pse shteti shqiptar nuk e ka adresuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb kancelarit\u00eb evropiane, por sidomos n\u00eb vizitat q\u00eb shtetar\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb zhvilluar n\u00eb Athin\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historin\u00eb e vizitave tona n\u00eb Athin\u00eb ne e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Un\u00eb detyrohem t\u00eb them se jemi pak m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ne \u00e7am\u00ebt, sepse kemi akoma sht\u00ebpit\u00eb, varret, tokat, historin\u00eb ton\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb e quajm\u00eb shtetin grek. Ne aty e kemi vendin ton\u00eb, kujtimin ton\u00eb, historin\u00eb ton\u00eb, perspektiv\u00ebn ton\u00eb dhe nuk kemi asnj\u00eb shans ta harrojm\u00eb. Pra mund dhe duhet t\u00eb thuhet q\u00eb shtetar\u00ebt tan\u00eb b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb n\u00ebnshtruese, servile, dhe jo politik\u00ebn q\u00eb i takon shtetit shqiptar, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb mbrojt\u00ebsi (piedestali) i shqiptar\u00ebve. Pritet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrmendjeve sporadike, un\u00eb e di v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb, e di d\u00ebshir\u00ebn e shqiptar\u00ebve por edhe t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u2019u pranuar n\u00eb Bashkimin Europian, por \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb minimalisht. Mos t\u00eb themi pak edhe hi\u00e7.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb pritet nga ne \u00e7am\u00ebt nga shteti, por nuk \u00ebsht\u00eb as ajo q\u00eb presin shqiptar\u00ebt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame nga shteti yn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb v\u00ebrejtje q\u00eb mund dhe duhet t\u2019i b\u00ebhet t\u00eb gjith\u00eb qeverive \u2013 qofshin t\u00eb djathta, t\u00eb majta, apo qeveri uniteti e koalicioni si\u00e7 ndodhi n\u00eb rastet e \u201991-\u00ebs, \u201997-\u00ebs, por edhe ndonj\u00eb moment tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shteti yn\u00eb p\u00ebr ngritjen, mbrojtjen dhe detyrimet q\u00eb ka ndaj komunitetit ton\u00eb, i cili me pun\u00ebn e tij, me kontributin e tij, me aktivitetet e tij ka kontribuar p\u00ebr stabilizimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe duhet ta p\u00ebrmend \u2013 m\u00eb vjen rrall\u00eb rasti \u2013 q\u00eb Kosova dhe \u00c7am\u00ebria si\u00e7 thon\u00eb jan\u00eb sakrifikuar p\u00ebr t\u00eb pasur k\u00ebt\u00eb shtet q\u00eb kemi. Por ky shtet b\u00ebhet m\u00eb i fort\u00eb ashtu si\u00e7 ndodhi me Kosov\u00ebn q\u00eb fitoi pavar\u00ebsin\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se mbrohen edhe ruhen t\u00eb drejtat e komunitetit ton\u00eb t\u00eb shum\u00ebvuajtur \u00e7am.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>A ka diskutime me Athin\u00ebn zyrtare sa i p\u00ebrket njohjes nga ana e shtetit grek t\u00eb k\u00ebtij gjenocidi kundrejt shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, por edhe p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pronave?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mund t\u00eb them krejt i lirsh\u00ebm: Jo. Ka p\u00ebrmendje, ka reflektim negativ nga shteti grek, nuk ka protagoniz\u00ebm ose vendosm\u00ebri nga shteti yn\u00eb (mbase edhe p\u00ebr arsye q\u00eb dihen), por nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb as edhe sot ajo q\u00eb pritet. Nuk ka ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale ose ndonj\u00eb bisedim institucional t\u00eb shtetit ton\u00eb me shtetin grek.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpesh edhe me komunitetin ton\u00eb kemi pasur shpresa t\u00eb m\u00ebdha se do t\u00eb punohet, do t\u00eb forcohemi, do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshje reciproke me grek\u00ebt, por ka pesimiz\u00ebm. E vetmi optimiz\u00ebm i yni \u00ebsht\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb aktivitetet, t\u00eb sensibilizojm\u00eb \u00e7am\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen ton\u00eb, t\u00eb forcohemi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet t\u00eb them se un\u00eb personalisht, por jo vet\u00ebm un\u00eb por nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e jon\u00eb e \u00e7am\u00ebve, shpresojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb me hyrjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian dhe n\u00eb familjen e madhe evropiane, nj\u00eb pjes\u00eb e problemeve tona \u2013 po them un\u00eb kthimi i pronave, varrezat tona n\u00eb Greqi, diskutimet p\u00ebr pronat, por jo vet\u00ebm \u2013 po qoft\u00eb edhe rregullimi i varreve t\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Greqi, t\u00eb fillojn\u00eb zgjidhjen. Sepse n\u00eb nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb bashkuar, si\u00e7 thon\u00eb, problemet minimizohen dhe mbase shkojm\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur. Pra \u00ebsht\u00eb fillimi i zgjidhjes s\u00eb problemeve tona. Shpresoj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zoti Idrizaj, a ka p\u00ebrpjekje qoft\u00eb t\u00eb shoqat\u00ebs suaj q\u00eb ju drejtoni, qoft\u00eb t\u00eb shoqatave t\u00eb tjera q\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame, apo edhe t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, por edhe t\u00eb element\u00ebve apo strukturave t\u00eb shtetit shqiptar q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje apo qoft\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb Hag\u00eb si \u00e7\u00ebshtje?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrpjekjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb momente t\u00eb caktuar. Kemi pasur, po them un\u00eb, suksese relative. Ka nj\u00eb rezolut\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, po e them n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e Doris Pakut. Ka pasur nj\u00eb rezolut\u00eb edhe nj\u00eb diskutim n\u00eb koh\u00ebn e zonj\u00ebs Clinton n\u00eb Kongresin Amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zoti Idrizi, kryetar i PDIU-s\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur ishte n\u00ebnkryetar i Kuvendit, por edhe an\u00ebtar i komisionit t\u00eb jasht\u00ebm shqiptar n\u00eb Parlamentin Europian, e ka ngritur shpesh \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame, por jo vet\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr shembull ka mbrojtur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb integritetin e Kosov\u00ebs dhe past\u00ebrtin\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kund\u00ebr raportit fam\u00ebkeq t\u00eb Dick Martit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra ka pasur p\u00ebrpjekje, ka p\u00ebrpjekje edhe vazhdojn\u00eb p\u00ebrpjekjet, por shumica e k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve nuk u kthyen \u2013 si\u00e7 edhe biseduam gjat\u00eb bised\u00ebs \u2013 q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb parlamenti yn\u00eb, Ministria jon\u00eb e Jashtme, qeveria jon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, institucionale dhe n\u00eb \u00e7do bised\u00eb. Prandaj jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb sporadike, t\u00eb nd\u00ebrprera, por jo institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Puna jon\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb pushuar kurr\u00eb. Ne si\u00e7 themi e kemi detyrim, e kemi gjak, e kemi frym\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb frym\u00ebmarrja jon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kemi p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb Zot, t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb vlera, t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb shqiptariz\u00ebm, t\u00eb besojm\u00eb te drejt\u00ebsia e \u00e7\u00ebshtjes son\u00eb, sepse na kan\u00eb vrar\u00eb, na kan\u00eb grabitur, na kan\u00eb p\u00ebrdhunuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb qoft\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb barazim: un\u00eb at\u00ebher\u00eb e p\u00ebrdor shpesh k\u00ebt\u00eb \u2013 n\u00eb qoft\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb barazim me \u00e7do popull sot q\u00eb vritet barbarisht. Po them un\u00eb si\u00e7 jan\u00eb persekutuar dikur hebrenjt\u00eb nga nazizmi gjerman, si\u00e7 persekutohen sot palestinez\u00ebt ose kudo tjet\u00ebr, ashtu jemi persekutuar, jemi grabitur, jemi vrar\u00eb ne \u00e7am\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb ne t\u00eb mos p\u00ebrpiqemi, t\u00eb mos luftojm\u00eb, t\u00eb mos e ngrejm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb mos e kujtojm\u00eb. Ne s\u2019kemi si ta harrojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht ajo q\u00eb mund t\u00eb them me gjith\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb tona ndaj institucioneve, qeveris\u00eb shqiptare dhe parlamentit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sigurisht, si\u00e7 e p\u00ebrmenda gjat\u00eb bised\u00ebs, dua t\u00eb fal\u00ebnderoj p\u00ebr ato sado pak q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Bile k\u00ebtu po gjej rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj edhe p\u00ebr k\u00ebto seanca q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr sensibilizimin e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame\u2013 \u00ebsht\u00eb e treta ose e kat\u00ebrta seanc\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb Parlament.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zoti Idrizaj, un\u00eb ju fal\u00ebnderoj q\u00eb ishit n\u00eb Agora News!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe un\u00eb nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr ju fal\u00ebnderoj. Kjo bised\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e kollajshme kur un\u00eb mbaj nj\u00eb fjalim rastit, por me b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me ju\u2026 Nganj\u00ebher\u00eb biseda \u00e7alon, nuk gjejm\u00eb fjal\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, por mesazhi mbetet, historia mbetet, kultura jon\u00eb mbetet, lutjet tona mbesin, kujtesa jon\u00eb mbetet. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryesorja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb mision m\u00eb mir\u00eb se ne \u00e7am\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb shoqatat, partit\u00eb shqiptare \u2013 sidomos Partia Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet \u2013 por edhe ju, shtypi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe kjo \u00ebsht\u00eb si\u00e7 thon\u00eb, na ri-karikon, na ndez drit\u00ebn. Nuk po them flak\u00eb, sepse flaka ndizet e fiket, por drit\u00eb sado e vog\u00ebl \u2013 shpresojm\u00eb nes\u00ebr t\u00eb b\u00ebhet e madhe p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb fitore: rivendosjen e t\u00eb drejtave tona t\u00eb mohuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb e them pak me vete, pak me familjen, por kam rast ta them edhe me ju: kan\u00eb kaluar 82 vjet, por ka popuj q\u00eb kan\u00eb pritur 2000 vjet dhe iu kan\u00eb rikthyer t\u00eb drejtat. Ka popuj q\u00eb kan\u00eb kaluar shum\u00eb vjet dhe e kan\u00eb rifituar t\u00eb drejt\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb qoft\u00eb se ne \u00e7ojm\u00eb mesazhin, nuk e harrojm\u00eb \u2013 as ne shqiptar\u00ebt, sidomos ne, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, nip\u00ebrit tan\u00eb \u2013 kjo \u00e7\u00ebshtje s\u2019ka shans t\u00eb humbas\u00eb. Kjo vet\u00ebm rritet, vet\u00ebm forcohet. \u00cbsht\u00eb e destinuar t\u00eb mos harrohet kurr\u00eb. Ju personalisht, edhe nga ana ime, por edhe nga shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt patriot\u00eb, ju fal\u00ebnderoj. K\u00ebto biseda jan\u00eb t\u00eb dhimbshme dhe duhen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjata. Por faleminderit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Faleminderit s\u00ebrish p\u00ebr pranin\u00eb tuaj.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\/AgoraNews<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, kryetari i Shoqat\u00ebs Patriotike \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d, Liljan Idrizaj, ka kritikuar ashp\u00ebr munges\u00ebn e angazhimit institucional t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje historike. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Agora News, Idrizaj tha se pavar\u00ebsisht disa hapave simbolik\u00eb, shteti shqiptar nuk e ka trajtuar \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame me seriozitetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":577,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"tdm_status":"","tdm_grid_status":"","footnotes":""},"categories":[2],"tags":[44],"class_list":["post-576","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion-blog","tag-magnews"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=576"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":578,"href":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576\/revisions\/578"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/577"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/magnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}