Një natë e jashtëzakonshme që e ngjiti Preshevën në piedestalin e kulturës shqiptare. Në mbrëmjen e 21 qershorit kur dritat e Preshevës u ndezën më fuqishëm se kurrë, qyteti përjetoi një ndjesi të rrallë, një atmosferë që vetëm arti i madh dhe emocionet e pastra mund ta krijojnë. Spektakli madhështor “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, nuk ishte thjesht një shfaqje, por një përjetim i përbashkët që preku zemrën e çdo pjesëmarrësi dhe e nguliti këtë natë në kujtesën e qytetit.

Shtëpia e Kulturës në Preshevë u shndërrua në një skenë moderne, ku muzika, drita dhe arti vizual krijuan një harmoni që rrallë shihet në skenat shqiptare. Ishte një transformim i vërtetë i hapësirës publike në një tempull të emocioneve dhe krenarisë kulturore. Në këtë spektakël të madh u vlerësuan me çmimin Nënë Tereza personalitete të biznesit shqiptarë por edhe të politikës të cilët kanë kontribuar për qytetet që ato drejtojnë si, kryetaria e Preshevës Znj. Ardita Sinani apo edhe ajo e Roskovecit Znj. Majlinda Bufi, që falë inisiativës së bashkisë që ajo drejton kisha e Shën Kollit në Kurjan të Roskovecit, sot është një atraksion i jashtëzakonshëm turistik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here