Ulqini do të bëhet epiqendra e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare me organizimin e spektaklit unik “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, një produksion që premton të bashkojë artin, historinë dhe identitetin shqiptar në një performancë mbresëlënëse. Ky produksion gjigand, vjen nga Sokol Guga, producent dhe prezantuesi i njohur për angazhimin e tij në promovimin e figurave historike dhe vlerave kombëtare.
Spektakli do të sjellë në skenë historinë e Shën Terezës, si dhe të 14 personaliteteve të biznesit në botë, simbolit të sakrificës, suksesit dhe humanizmit dhe krenarisë shqiptare. Përmes një kombinimi të muzikës, koreografisë dhe efekteve vizuale, publiku do të udhëhiqet në një rrëfim emocional që lidh Ulqinin, Shqipërinë dhe mbarë botën shqiptare me jetën dhe misionin e kësaj figure të shquar.
Sokol Guga, i njohur për vizionin e tij artistik dhe aftësinë për të sjellë projekte gjigande televizive, ka për qëllim që spektakli të mos jetë vetëm një ngjarje kulturore, por edhe një platformë që fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përçimin e mesazheve të solidaritetit dhe humanizmit.
Ky produksion i veçantë synon të tërheqë jo vetëm publikun vendas, por edhe shqiptarë nga mbarë bota, duke krijuar një urë lidhjeje mes komuniteteve shqiptare dhe trashëgimisë së tyre kulturore. Përmes “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, Ulqini pret të bëhet një destinacion ku historia dhe arti takohen për të inspiruar brezat e rinj.
Spektakli do të zhvillohet në një sallë të madhe të qytetit, e cila do të shndërrohet në një vend magjik ku çdo skenë, çdo koreografi dhe çdo tingull i muzikës do të tregojë një pjesë të jetës së Shën Terezës dhe ndikimin e saj në botë.
Ky projekt është një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të Sokol Gugës për të nxjerrë në pah figurat më të shquara shqiptare dhe për të promovuar vlerat që bashkojnë kombit dhe komunitetin global.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here