Ditën e Hënë të datës 21 Prill, fill pas kremtimit të Pashkëve, është njoftuar se Papa Francesco, ka ndërruar jetë dhe e gjithë bota ka shprehur dhe vazhdon shpreh keqardhjen për klerikun më të lartë të kishës Katolike.

Por çfarë ndodh pas njoftimit të madh se Papa ka ndërruar jetë?

Pas vdekjes së Papës, në Kishën Katolike zhvillohet një proces i rregulluar me detaje të veçanta dhe tradita shekullore. Faza e parë është konstatimi zyrtar i vdekjes.

Vdekja e Papës konfirmohet zyrtarisht dhe publikohet nga zyrtarët e Vatikanit.Kardinali Camerlengo (një figurë kyçe në këto raste) ka rolin e drejtimit të Kishës në mungesë të Papës. Ai konfirmon zyrtarisht vdekjen dhe merr kontrollin e përkohshëm të Vatikanit.

“Sede Vacante” është një tjetër procesurë gjatë kësaj periudhe, të gjitha funksionet e Papës ndërpriten. Asnjë dokument apo dekret i ri nuk mund të firmoset në emrin e tij.Camerlengo administron çështjet e përditshme të Vatikanit, por pa marrë vendime të mëdha.

Më pas rituali pason me ritet mortore ku trupi i Papës ekspozohet në një arkivol të hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku besimtarët mund t’i japin lamtumirën. Zakonisht zhvillohet një ceremoni funerale madhështore, ku marrin pjesë liderë botërorë dhe përfaqësues të kishës nga mbarë bota.

Thirrja e Konklavit bëhet pas rreth 15-20 ditësh nga vdekja e Papës, e cila është mbledhja e kardinalëve nën 80 vjeç nga e gjithë bota për zgjedhjen e Papës së ri. Konklavi zhvillohet në Kapelën Sistine, ku kardinalët qëndrojnë në izolim të plotë (pa telefona, media apo kontakte me botën jashtë). Para çdo votimi, luten dhe konsultohen. Çdo votim zhvillohet fshehtësisht, me fletë votimi që më pas digjen.

Duhet të zgjidhet një kandidat me minimumi 2/3 e votave. Djegia e fletëve të votimit prodhon tym të bardhë, i cili njofton botën se është zgjedhur Papa i ri. Kardinali i zgjedhur pyetet: “Pranon zgjedhjen?” dhe nëse po, i kërkohet të zgjedhë emrin e tij papnor. Menjëherë pas kësaj, ai prezantohet nga ballkoni i Bazilikës me fjalët: “Habemus Papam” (Kemi një Papë), dhe jep bekimin e tij të parë apostolik për të gjithë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here